Vazhdon aksionin për lirimin e pronave të komunës

Kosova

Vazhdon aksionin për lirimin e pronave të komunës

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 15:58

Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë, ka vazhduar aksionin për lirimin e pronave të komunës, të cilat deri më tani janë shfrytëzuar ilegalisht nga subjektet e ndryshme ekonomike, apo nuk kanë respektuar kontratën për shfrytëzim të saj.

Në kuadër të aksionit, Inspekcioni sot ka konservuar një pronë komunale në fshatin Frashër. Fjala është një pronë e cila është shfrytëzuar në mënyrë ilegale nga një subjekt ekonomik.

Ndryshe, Inspekcioni paralajmëron vazhdimin e aksionit edhe ditëve në vijim, me qëllim të kthimit të pronës komunale që deri më tani është shfrytëzuar ilegalisht, si dhe atyre pronave për shfrytëzimin e të cilave subjektet ekonomike kanë pas leje nga komuna, por që nuk iu kanë përmbajtur obligimeve ndaj saj./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat