Komuna mbështet QKMF-në me uniforma pune

Kosova

Komuna mbështet QKMF-në me uniforma pune

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 17:52

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka qëndruar sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku është pritur nga drejtori Fevzi Sylemani dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ka biseduar për punën dhe problemet me të cilat përballen në punën e tyre të përditshme.
Me këtë rast, Bahtiri ju dhuroj uniforma. “Përkundër kushteve në të cilat punoni dhe rritje së numrit të kërkesave për shërbime, ne si komunë kemi vendosur që të ju mbështesim me 250 uniforma të reja pune, në mënyrë që sado pak t’ua lehtësojmë punën”, ju tha kryetari Bahtiri.
Drejtori Sylejmani, vlerësoj angazhimin e personalit në përmbushjen e obligimeve për shërbime cilësore ndaj pacientëve, ndërkohë që u shpreh i bindur se kryetari do t’i mbështesë në përmirësimin e kushteve, sigurimin e pajisjeve dhe barnave që do rrisin përformancen e shëndetësisë primare.

Bahtiri ka premtuar personelit të QKMF-së se do angazhohet maksimalisht që të gjendet lokacioni dhe që të sigurohen mjetet për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së, që do ketë më shumë hapësirë, kushte më të mira, pajisje moderne dhe shërbime më cilësore për pacientët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat