Tabela e rrugës “Luftëtarët e UÇK-së”, hidhet në tokë! (Video)

Kosova

Tabela e rrugës “Luftëtarët e UÇK-së”, hidhet në tokë! (Video)

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 20:41

Tabela e re me emrin e rrugës që është në hyrje të fshatit Skifteraj të Vitisë, u hodh në tokë. Dikush nuk e dëshiroi emërtimin “Luftëtarët e UÇK-së” në trekëndëshin që lidh tri fshatra - dy të banuara me serbë e një me shqiptarë.

Shqiptarët e këtij fshati thonë se tabelën e hoqën serbët e Gërçarit dhe Vërbovcit, pasi që nuk e duan UÇK-në, transmeton Klan Kosova.

Këtë e pranojnë edhe banorët serbë, pasi që emërimin e kësaj rruge e shohin si provokim.

Por, kështu nuk mendojnë komunarët e Vitisë, të cilët e vendosën këtë tabelë, pasi Skifteraj i takon kësaj komune.

Shqiptarët kërkojnë kthimin e tabelës me emrin e njëjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat