Marrëveshjet e pazbatueshme

Kosova

Marrëveshjet e pazbatueshme

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 08:10

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i nisur në prill të vitit 2011, më shumë ka sjellë efekte mediale se sa rezultate konkrete në terren.

I nisur me shumë pompozitet dhe pas dhjetëra takimesh të nivelit politik dhe ndoshta qindra takime të nivelit teknik, dialogu ndërmjet dy popujve me urrejtjen më të madhe në Ballkan, ka sjellë 16 marrëveshje të nënshkruara në letër.

Por, 12 prej tyre nuk janë zbatuar në tërësi, madje disa as që kanë nisur të zbatohen, ndërsa vetëm 4 marrëveshje kanë dhënë rezultate të “prekshme”.

Marrëveshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është nënshkruar në korrik të vitit 2011 nga Edita Tahiri dhe Borko Stefanoviq, por prej atëherë janë zbatuar vetëm marrëveshjet për vulat doganore, këmbimi i regjistrave civilë, zgjedhjet komunale në veri të vendit dhe krijimi i një komisioni për përgatitjen e marrëveshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat