Institucionet vendore urojnë Qeverinë dhe popullin amerikan

Kosova

Institucionet vendore urojnë Qeverinë dhe popullin amerikan

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 14:56

Me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, institucionet vendore kanë uruar Qeverinë dhe popullin amerikan.

Në një komunikatë për media të dërguar nga zyra për komunikim me publik të zyrës së kryeministrit, thuhet se një urim të tillë e ka përcjell edhe vetë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Ai me këtë rast ka çmuar përkrahjen e jashtëzakonshme të Qeverisë dhe të popullit amerikan për Kosovën në të gjitha fazat, ai shpreh mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e pazëvendësueshme që SHBA-të po vazhdojnë të japin për progresin në Kosovë.
Po ashtu, në këtë komunikatë shkruan se Mustafa ka theksuar se kjo ditë është një nga ngjarjet e cila përjetohet me ndjenja të veçanta vlerësimi dhe mirënjohjeje nga populli i Kosovës.

Në shenjë falënderimipër përkrahjen e përhershme të SHBA-ve, edhe Gruaja Demokratike e Kosovës, kremtoi në sheshin e kryeqytetit festën e pavarësisë së tyre.

Kështu u tha përmes një komunikate tjetër të dë rguar nga zyra për komunikim të Partisë Demokratike të Kosovës.

Me këtë rast, kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës, Justina Shiroka Pula uroi popullin amerikan për festën e madhe.

“Përzemërsisht ju ambasadore Jacobson e përmes jush edhe gjithë popullit amerikan ua uroj festën e madhe të pavarësisë 4 Korrikun. Shteti juaj në datëlindjen e 239-të është bërë shtet që simbolizon demokracinë, humanizmin dhe paqen në botë. Uroj për këtë festë gjithë popullin amerikan, ata tatimpagues që japin për kultivim të këtyre vlerave. Populli i Kosovës do të jetë gjithnjë mirënjohës dhe përkrah shtetit dhe popullit, të cilët iu gjenden në luftë dhe ndërtim të paqes. URIME.”, tha ajo Pula.

Kësaj feste, e cila u mbajt në sheshin e kryeqytetit, pranë Teatrit Kombëtar, iu bashkuan edhe shumë qytetarë që bashkërisht të shënojnë në mënyrë simbolike këtë festë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat