Zemaj- kryetarit të Malishevës: Mos punoni me logjiken e atyre që e deshën të vdekur Fetah Rudin

Kosova

Zemaj- kryetarit të Malishevës: Mos punoni me logjiken e atyre që e deshën të vdekur Fetah Rudin

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 13:24

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar ndaj fjalëve të kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj i cili ka deklaruar se një invalid që ecë me karrocë nuk mund të jetë nënkryetar komune.
Zemaj me këtë rast përmes një postimi në Facebook ka thënë se paragjykimi se një qytetarë nuk mund të gëzoj një vend pune për arsye fizike është nuk përkon me etiken njerëzore, është jo morale, shkelje e ligjit dhe mbi të gjitha ofendim për atë që tentohet të ndërtohet si demokraci dhe vend i zhvilluar.
Ai më pas ka kërkuar nga kryetari Begaj që ta kërkoi zbardhjen e atentatit ndaj qytetarit Fetah Rudi.
Lexoni postimin e plotë:
Paragjykimi se një qytetarë nuk mund të gëzoj një vend pune për arsye fizike është nuk përkon me etiken njerëzore, është jo morale, shkelje e ligjit dhe mbi të gjitha ofendim për atë që tentohet të ndertohet si demokraci dhe vend i zhvilluar.
Kryetari Begaj i Malisheves, ju duhet të ndiheni i ofenduar për arsyjen e atentatit politik që është bërë ndaj veprimtarit Fetah Rudi, ju duhet si kryetar i Malishevës të kërkoni zbardhjen e këtij atentati ndaj qytetarit tuaj Fetah Rudi.
Dhe për fund, mos punoni me logjiken e atyre që e deshten Fetah Rudin të vdekur, ky është shembull i keq jo vetem për atë qe keni ndertu bashkpunim institucional por mbi të gjitha është stimulim për krimin dhe kriminelet që deshten Fetah Rudin të vdekur..
LDK nuk është aset se kend mund ta zgjidhni ju për bashkpunim, ata kane dinjitet, politika dhe strukture të pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat