Certifikatat e gjendjes civile - me elemente sigurie

Kosova

Certifikatat e gjendjes civile - me elemente sigurie

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 15:52

Agjencia për Regjistrim Civil e MPB-së, nga e hëna fillon lëshimin e certifikatave të gjendjes civile me elemente të avancuara të sigurisë në gjithë territorin e vendit.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se që nga dita e hënë më 06 korrik të këtij viti, Agjencia për Regjistrim Civil e MPB-së, fillon lëshimin e certifikatave të gjendjes civile me elemente të avancuara të sigurisë në gjithë territorin e vendit.

Kjo nënkupton që është avancuar sistemi i pajisjes me dokumente të gjendjes civile, konform ndryshimit legjislativ dhe ngritjes së kualitet të të dhënave, si dhe ofrimit të shërbimit në mënyrë më efikase.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme po e përmbush edhe një ndër kriteret themelore të Udhërrëfyesit për Liberalizim të Vizave, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat