Visar Ymeri: Bëhemi “Republikë bananesh”, nëse Qeveria themelon Specialen

Kosova

Visar Ymeri: Bëhemi “Republikë bananesh”, nëse Qeveria themelon Specialen

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 10:46

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thekson se Qeveria e Kosovës, nuk mund ta riprocedoj amendamentin kushtetues, që u refuzua sot një javë nga Kuvendi, e i cili do t’i hapte rrugë krijimit të Gjykatës Speciale. Ai në një intervistë dhënë për Gazetën Blic, thekson se nëse qeveria do ta ndërmarrë një hap të tillë, atëherë Kosova mund të përkufizohet si një “Republikë bananesh”.

I pari i Vetëvendosjes është i bindur se OKB-ja nuk mund ta themeloj Gjykatën Speciale.

“Askush ende nuk e ka sqaruar se si do të ndodhte kjo gjë. OKB nuk e njeh Kosovën, si do të miratonte Gjykatë Speciale për të? Nuk ka precedentë të Gjykatave Speciale për territore subjektivitetin ndërkombëtar të të cilave nuk e njeh OKB-ja. Disa thonë se 1244 do të shërbente si bazë ligjore. Atëherë e vetmja mënyrë do të ishte nëse OKB do të miratonte Gjykatë Speciale për Serbinë. Por kjo nuk iu intereson sepse sponsorisuesit janë Rusia e Serbia”, thotë Ymeri në këtë intervistë.

Lideri i VV-së thekson se Kosova duhet ta themeloj në kuadër të sistemit të saj të drejtësisë një segment, që do të merrej me krimet e luftës.

Ymeri i jep një notë të dobët punës së deritanishme të Qeverisë së Kosovës.

Ai thotë se kjo qeveri ka dështuar keq. Madje, sipas tij, shumica e ministrave nuk po kanë as arsye që të paraqiten në ekranet televizive, ngase shton ai, nuk po punojnë asgjë.

“Madje as selfie nuk po bëjnë më si më parë”, thotë i pari i VV-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat