Kuvendi sot me dy seanca

Kosova

Kuvendi sot me dy seanca

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 07:18

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot dy seanca, nga të cilat e para është solemne për shënimin e 25-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.

Pas përfundimit të kësaj seance, që është caktuar në orën 11:00, është thirrur seanca plenare e radhës, në rend dite të së cilës, ndër pikat tjera, është zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Për votim para deputetëve do të gjenden Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për markat tregtare.

Ndër pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit, shqyrtimi i Propozim-vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës, emërimi i anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014 etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat