Kosova nuk lëshon pe për Asociacionin

Kosova

Kosova nuk lëshon pe për Asociacionin

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 07:37

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka bërë me dije se në mes të Prishtinës dhe Beogradit të martën në Bruksel është arritur pajtueshmëri për kodin telefonik të Kosovës.

Ajo ka thënë se në takimin e radhës Mustafa-Vuçiq në Bruksel mund të bëhet edhe aprovimi final i marrëveshjes për kodin telefonik-telekomin.

Ndërsa, sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Tahiri ka deklaruar se nuk kanë arritur pajtueshmëri për shkak se pala serbe në mënyrë indirekte ka kërkuar që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat