Haradinaj: Mjaft më me ndërkombëtarë, tani ligjin e bëjmë vet

Kosova

Haradinaj: Mjaft më me ndërkombëtarë, tani ligjin e bëjmë vet

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 15:18

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se është ai Haradinaj i vitit 2004, kur pati lënë postin e kryeministrit për t’iu përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare. Mirëpo, tani ai thotë se po e shohim një realitet të ri dhe jo një Haradinaj tjetër.

Nëntë vjet, Kosova, sipas tij, i ka dhënë mundësinë OKB-së për ta bërë ligjin në Kosovë . “Poashtu i kemi dhënë përkrahje edhe EULEXIt për të bërë drejtësinë dhe pas këtyre mundësive ka ardhur koha t’i themi faleminderit dhe mjaft më partnereve ndërkombëtar. Tani vet po duam më bë ligjin”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK-së në një intervistë ekskluzive për Tribuna Channel ka propozuar që të krijohet një Gjykatë vendore e cila do t’i hetonte të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë, përfshirë edhe pretendimet e supozuara në raportin e Dick Martit. Ai thotë se Qeveria nuk ka asnjë bazë ligjore në riprocedim të amendamenteve të cilat do t’i hapeshin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Ai në ketë intervistë ka arsyetuar fjalorin e tij ndaj krerëve më të lartë të shtetit pas ndalimit që i është bërë nga shteti slloven.

I pari i AAK-së thotë se populli nuk mund të durojë më dhe se zgjedhjet janë rrugëzgjidhje për tejkalimin e situatës. Ai ka mohuar kategorikisht mundësinë e ribashkimit më Isa Mustafën, pasi sipas tij, as LDK dhe as Mustafa më nuk janë të njëjtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat