Arifi: Synoj ta fuqizoj AAK-në në Prishtinë

Kosova

Arifi: Synoj ta fuqizoj AAK-në në Prishtinë

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 07:10

Kryetari i Degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi ka thënë se synimi i tij primar është fuqizimi i Aleancës në kryeqytet.

Ai premton se do të krijojë kushte për hapjen e dyerve për kuadro të reja. Arifi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme lokale të jetë kandidat i AAK-së për kryetar Prishtine.

Duke folur për qeverisjen në kryeqytet, Arifi ka thënë se pritjet nga Lëvizja Vetëvendosje kanë qenë të mëdha.

“Është herët të japim konkluzione për rezultatin final, por kjo qeverisje është më ndryshe se ajo e LDK-së”, ka thënë Arifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat