EKSKLUZIVE: Gjykata Speciale, më 9 korrik kthehet në Kuvend! (Video)

Kosova

EKSKLUZIVE: Gjykata Speciale, më 9 korrik kthehet në Kuvend! (Video)

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 19:31

Amendamentet Kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale, riprocedohen në Kuvend, mbas dy javësh. Televizioni Rrokum, merr vesh prej burimeve të besueshme brenda koalicionit qeverisës, se do të caktohet një seancë e re për datën 9 Korrik, e ku në rend dite, do të jenë mendamentet Kushtetuese, te cilat nuk arriti t’i miratoi Kuvendi, të premten e kaluar.

Televizioni ka mësuar edhe planin e Qeverisë për rikthimin e këtyre amendamenteve. Qeveria synon që më 9 Korrik t’i sjellë për votim, duke ju referuar faktit se marrëveshja apo letërkëmbimi Jahjga – Ashton, për themelimin e kësaj Gjykate, është marrëveshje ndërkombëtare dhe Kosova është e obliguar të përmbush këtë marrëveshje.
Kjo do të bëhet pa kërkuar edhe një herë mendim të Gjykatës Kushtetuese.

E pikërisht për Gjykatën Speciale, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i mblodhi të hënën përfaqësuesit e partive parlamentare, pozitë e opozitë që të diskutojnë për këtë çështje.

Veseli, pas takimit premtoi se Kuvendi do tw veprojë konform ligjeve dhe nuk do t’i zhgënjej miqtë ndërkombëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat