SHBA përshëndet vizitën 'historike' të kryeministrit të Serbisë në Shqipëri

Kosova

SHBA përshëndet vizitën 'historike' të kryeministrit të Serbisë në Shqipëri

Më: 29 maj 2015 Në ora: 09:25

Departamenti Amerikan i Shtetit ka mirëpritur atë që e quajti vizitë "historike" të kryeministrit serb, i cili vizitoi Shqipërinë, duke përgëzuar gatishmërinë e zyrtareve të të dy vendeve për bashkëpunim të ndërsjellë dhe kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

"Shtetet e Bashkuara urojnë kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për vizitën e parë zyrtare nga një kryeministër serb në Tiranë, më 27 maj. Vizita historike Vuçiqit vjen gjashtë muaj pasi kryeministri Rama ka vizituar Beogradin në vizitën e parë të tillë nga një kryeministër shqiptar në gati 70 vjet. Ne përgëzojmë këta liderë për riafirmimin e angazhimit të tyre të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve të tyre, duke kontribuar për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit ", tha drejtori i shërbimit për shtyp të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat