KUR “Prishtina” nis testimin e rrjetit të ri të ujësjellësit

Kosova

KUR “Prishtina” nis testimin e rrjetit të ri të ujësjellësit

Më: 29 maj 2015 Në ora: 08:28

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” do të testojë rrjetin e ri të ujësjellësit për lagjen “Aktash” në Prishtinë, duke filluar nga rruga “Hilmi Rakovica” e deri te rruga “Rexhep Mala”.
Ky test i cili do të nis sot, e do të vazhdoj edhe më datë 30 dhe 31 maj 2015, por banorët që jetojnë në lagjen e lartcekur do të furnizohen me ujë.
KUR “Prishtina”, thotë se testimi i rrjetit të ri të ujësjellësit, është një nga investimet e fazës së dytë, të cilat pothuajse janë në përfundim e sipër.
“Faza e dytë e investimeve nënkupton ndërrimin e rrjetit primar, sekondar dhe terciar të ujësjellësit, duke i përfshirë edhe kyçjet shtëpiake dhe vendosjen e ujëmatësve të rinj. Nga dita e nesërme, 29 maj 2015, konsumatorët e lagjes “Aktash” në tërësi do të furnizohen me ujë të pijshëm nga rrjeti i ri i ujësjellësit, edhe pse faza testuese do zgjasë gjithsej tre ditë”, thuhet në komunikatën për media të kësaj kompanie.
E për të gjithë ata që jetojnë në këtë lagje, e që mund të kenë ndërprerje të ujit, kompania e ujësjellësit i fton që të lajmërohen në Dispiqerinë e KUR “Prishtina”-sh.a. në numrin e telefonit 044/ 520-270 ose në numrin 044/ 727-949 Sokol Xhafa ( inxhinier i Hidroteknikës), pasi që kur të eliminohet rrjeti i vjetër i ujësjellësit dhe të funksionalizohet rrjeti i ri, mund të ndodhë që ndonjë objekt apo shtëpi private të mos jetë kyçur në rrjetin e ri.
Por zyrtarë të kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” thonë se janë të gatshëm të dalin menjëherë në vendin e ngjarjes për t’i kyçur në rrjetin e ri edhe konsumatorët që mund të kenë mbetur jashtë këtij procesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat