Avokati: Lushtaku u dënua për vrasje inekzistente

Kosova

Avokati: Lushtaku u dënua për vrasje inekzistente

Më: 29 maj 2015 Në ora: 07:42

Arianit Koci, avokat i ish-komandantit të Zonës operative të Drenicës të UÇK-së, Sami Lushtaku, ka bërë me dije se klienti i tij është dënuar për një vrasje inekzistente.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se aktgjykimi i Lushtakut është i padrejtë sepse bazohet vetëm në dëshminë e një dëshmitari të mbrojtur dhe në asnjë provë tjetër.

Madje, sipas, Kocit, kriteret dhe arsyetimi që janë përdorur për dënimin e Lushtakut nuk janë përdorur as nga regjimi i kaluar.

Ai është shprehur i bindur se shkalla e dytë do ta rrëzojë padrejtësinë që i është bërë Lushtakut dhe të tjerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat