​Bajrami: Ekonomia - një nga sfidat më imediate të Kosovës

Kosova

​Bajrami: Ekonomia - një nga sfidat më imediate të Kosovës

Më: 28 maj 2015 Në ora: 18:13

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në konferenca me temën: “ Engjëjt e biznesit dhe ekosistemi i ndërmarrësisë dhe inovacionit”, ka thënë se “pavarësisht rritjes së vazhdueshme pozitive dhe stabilitetin e përgjithshëm makroekonomik në vitet e fundit, ne vazhdojmë të kemi një ekonomi që është kryesisht e varur nga taksat e mbledhura në kufi dhe dërgesat nga diaspora”.

“Ekonomia paraqet një nga sfidat më imediate në shtetin tone të ri. Qeveria e Kosovës po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të mbështetur bizneset private për të gjeneruar rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Një rritje e qëndrueshme ekonomike mund të gjenerohet nga biznesi privat dhe jo nga shpenzimet publike. Kosova ka nevojë për vende të reja pune për të rinjtë që çdo vit po hyjnë në tregun e punës”, ka thënë Bajrami në konferencën e sotme të organizuar nga KOSBAN (Rrjeti i engjëjve të biznesit kosovar) dhe Crimson Fund.

Aj ka shprehur besimin se Kosova ka një potencial të dukshëm në bujqësi dhe në përpunimin e ushqimit, porse ka theksuar se në vend aktualisht importohet pothuajse 80% të produkteve ushqimore .

“Grupime industriale natyrore mund të krijohen në kët ë sektor për shkak të klimës së veçantë të Kosovës. Grupime të tilla jo vetëm që do të përmbushnin kërkesat e mëdha në vend, duke zëvendësuar importin, por gjithashtu mund të ofrojnë produkte konkurruese për eksport”, ka shtuar Bajrami.

MTI është duke theksuar nevojën për të rritur kontrollet e cilësisë për mallrat e importuara në Kosovë, por edhe për produktet "Made in Kosova" në mënyrë që të ofrojë produkte dhe shërbime të një cilësie ndërkombëtare

“Gjithashtu, ne jemi të përkushtuar për integrimin e mëtejshëm të ekonomisë së Kosovës në tregjet rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare dhe për këtë po marrim pjesë aktive në mekanizmat rajonalë si CEFTA, presim nënshkrimin e MSA-së dhe po përgatitemi për të aplikuar për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë”, ka thënë ministrja Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat