MAPL mban takim në lidhje me planin e monitorimit në Lipjan

Kosova

MAPL mban takim në lidhje me planin e monitorimit në Lipjan

Më: 28 maj 2015 Në ora: 18:12

Nënkryetari i komunës së Lipjanit, Fitim Selimi, kryesuesja e kuvendit komunal, Vlora Limani- Hajnuni, së bashku me Këshillin e Drejtorëve , gjatë ditës së sotme, zhvilluan takim pune me zyrtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal ( MAPL), në lidhje me planin e monitorimit për komunën e Lipjanit.

Në këtë rast, Xhevat Tafa (MAPL), tha se në vazhdën e përpjekjeve për koordinuar aktivitetet e përbashkëta dhe për të përmbushur detyrat ligjore, MAPL, ka filluar të realizoi monitorimin me pjesëmarrje në të gjitha komunat e Kosovës.

“ Në mënyrë që adresohen gjitha obligimet që derivojnë nga legjislacioni aktual, MAPL, ka filluar të realizoi takime pune me zyrtarë të lartë komunalë”, ka thënë ai, duke shtuar se, qëllimi i këtij takimi është përpilimi i Planit të Monitorimit të Komunave, në këtë rast edhe asaj të Lipjanit.
Ndërsa, nënkryetari i komunës së Lipjanit, Fitim Selimi, ka falënderuar zyrtarët e MAPL-së, duke thënë se, ky plan i monitorimit do t’i shërben komunës së Lipjanit, në ngritjen e përformancës.
Ndërkaq, kryesuesja e kuvendit, Vlora Limani-Hajnuni, përgjatë diskutimit, ka dhënë sqarime dhe informacione rreth akteve ligjore të cilat i disponon komuna e Lipjanit.

Ndryshe, takimi me zyrtarët e MAPL-së, kishte për qëllim ngritjen dhe promovimin e transparencës së punës së organeve komunale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat