Jashari: Askush nuk mund ta kriminalizojë luftën e UÇK-së

Kosova

Jashari: Askush nuk mund ta kriminalizojë luftën e UÇK-së

Më: 28 maj 2015 Në ora: 11:39

Nuk ka forcë politike e as institucion të drejtësisë që mund ta kriminalizojë luftën e UÇK-së.
Kështu ka thënë Xhavit Jashari, kryetar i OVL të UÇK-së, në protestën që po mbahet kundër dënimit të ish-komandantëve të UÇK-së në rastin “Drenica”, në rrugën që lidh Prishtinën me qytetet perëndimore të Kosovës.

Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Sylejman Selimit, Sami Lushtakut dhe të tjerëve, teksa ka paralajmëruar se protesta më të mëdha do të organizohen në rast të votimit të Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës.

“Kur preken gjeneralët që rrezikuan jetën e tyre, preket liria për të cilën ata luftuan dhe liria e gjithë popullit dhe e vendit”, ka thënë Jashari. “I bëjmë thirrje deputetëve t’i thonë ‘jo’ votimit të Gjykatës Speciale. Ata që e votojnë këtë Gjykatë bëjnë tradhti ndaj shtetit”, ka shtuar ai.

Jashari ka bërë thirrje që të rishqyrtohet mandati i EULEX-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat