Gjykatësit nga Shqipëria dhe Kosova fillojnë punëtorin rreth të drejtës për gjykim

Kosova

Gjykatësit nga Shqipëria dhe Kosova fillojnë punëtorin rreth të drejtës për gjykim

Më: 28 maj 2015 Në ora: 09:42

Përfaqësues të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të mbajnë sot një punëtori të përbashkët me temën: “E drejta për gjykim të drejtë në bazë të Nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut: Aspekti civil”.

Punëtoria, siç njoftoi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, organizohet me përkrahjen e Projektit të Këshillit të Evropës për mbështetje në zbatimin e standardeve evropiane për të drejtat e njeriut.

Një delegacion i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga këshilltarë juridikë dhe punonjës administrativë të këtij institucioni, po qëndro për vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nga 27 deri më 29 të këtij muaji

Gjatë vizitës, delegacioni nga Shqipëria njoftohet më për së afërmi me organizimin dhe me metodat e punës të Departamentit ligjor dhe të departamenteve të tjera që funksionojnë në kuadër të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Punëtoria e sotme mbahet në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë dhe fillon në orën 09:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat