Tajvani i del në krah Kosovës

Kosova

Tajvani i del në krah Kosovës

Më: 27 maj 2015 Në ora: 18:23

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Tajvanit në Hungari, Weng-lung Tao.

Bajrami e informoi diplomatin tajvanez rreth aktiviteteve të ministrisë me të cilën udhëheq për mbështetjen dhe zhvillimin e sektorit privat, avancimin e politikave tregtare, ndryshimet në politikat fiskale dhe ambientin e biznesit që po përmirësohet në vazhdimësi për të inkurajuar investitorët e huaj për të investuar në Kosovë.

Nga ana tjetër, ambasadori Tao shprehu interesimin e shtetit të tij për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kosovën dhe për mundësitë e investimeve tajvaneze në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat