Të gjithë të akuzuarit tjerë të “Drenica 1” lirohen

Kosova

Të gjithë të akuzuarit tjerë të “Drenica 1” lirohen

Më: 27 maj 2015 Në ora: 11:03

Sabit Geci dhe Sahit Jashari janë liruar nga akuzat për vrasjen e Ivan Bullatoviqit, ish – komandant policor dhe prej disa pikave të tjera të aktakuzës.

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka liruar prej aktakuzës edhe Ismet Haxhën, Jahir Demakun, Avni Zabelin dhe Hysni Thaçin.

Më vonë Gjykata Themelore në Mitrovicë do të shpallë edhe vendimet për rastin “Drenica 2” ku të akuzuar janë Sylejman Selimi, Jahir, Zeqir, Fadil dhe Nexhat Demaku si dhe Selman, Driton, Bashkim dhe Agim Demaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat