Ja cilët hoxhallarë i përcollën të vrarët në Kumanovë deri në varre

Kosova

Ja cilët hoxhallarë i përcollën të vrarët në Kumanovë deri në varre

Më: 26 maj 2015 Në ora: 18:59

Në mesin e shumë qytetarëve, bashkëluftëtarëve dhe familjarëve të pranishëm në homazhe dhe varrimin e të vrarëve në Kumanovë, ishin edhe një grup hoxhallarësh që bënë homazhe dhe “dua” para arkivoleve në Palestrën e Sporteve “1 Tetori”.
Hoxhallarët ishin të prirë nga Hoxhë Shefqet Krasniqi, ish-imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë dhe mjaft i lakuar për ligjerata e tij drejt “xhematit”. Pas tij ishte edhe Fatmir Latifi, hoxha i famshëm nga Mitrovica që njihet për pajtimin e gjaqeve anembanë vendit, imami Bahri Sejdiu etj.
Hoxhallarët qenë prezent edhe në varrimin e të vrarëve tek Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat