Mustafa-Vuçiç takim në gjysmën e parë të qershorit

Kosova

Mustafa-Vuçiç takim në gjysmën e parë të qershorit

Më: 25 maj 2015 Në ora: 13:01

Mediat paralajmëron se kryeministrat e Kosovës e të Serbisë do të takohen në Bruksel, në gjysmën e parë të qershorit. Edhe pse deri takimi i paralajmëruar nga Isa Mustafa, dhe homologu i tij nga Serbia, Aleksandër Vuçiç, nuk erdhi në muajin maj, ata do takohen në gjysmën e parë të muajit qershor.

Në BE thonë se, edhe pse i paralajmëruar nga vetë palët, takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut nuk është zhvilluar në maj. Shkaku lidhet me mungesën e progresit në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë apo në arritjen e të rejave.

“Në rrethanat ekzistuese nuk do të kishte shumë kuptim, sepse nuk ka pasur lëvizje as në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë e as në arritjen e marrëveshjeve të reja”, shprehen disa diplomatë.

Ndërkohë në Bruksel janë zhvilluar disa takime në nivel të grupeve të punës. Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë që në pikat kryesore ku BE-ja dëshiron rezultate konkrete të përafrohen qëndrimet në mënyrë që të ketë gjasa për rezultate konkrete në muajin qershor.

Kështu javën e shkuar është biseduar për telekomin, energjinë, pikëkalimet kufitare, sigurimin e veturave, licencimin e barnatoreve dhe tema të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat