Haziri: Faleminderit SHBA-ve për mbështetjen e përhershme

Kosova

Haziri: Faleminderit SHBA-ve për mbështetjen e përhershme

Më: 6 maj 2015 Në ora: 17:56

Projekti “Amerika me Kosovën” sot është shpalosur në shkollën e mesme ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan, i organizuar nga Komuna e Gjilanit në mbështetje të fuqishme nga Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila ka promovuar mundësinë për programe shkëmbimore në arsim, programe të ndryshme për studime jashtë vendit, gjithashtu janë bërë prezantime edhe nga Inspektoriati Policor i Kosovës, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, OJQ vendore etj.
Qëllim kryesor ishte avancimi në arsim i fëmijëve, mundësi për studime jashtë vendit, parandalimin e përdorimit të narkotikëve, krijimin e sigurisë në komunikacion, bashkëpunimit me Policinë e Kosovës dhe institucionet vartëse të saj etj.
Me këtë rast i pranishëm në këtë prezantim ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, i cili ka falënderuar Ambasadën Amerikane për mbështetjen e vazhdueshme në promovimin e programit Amerika me Kosovën.
“Falënderojmë Ambasadën Amerikane për prezantimin e programit Amerika me Kosovën, që është dedikuar dhe përkushtuar për këtë shkollë, prandaj ju inkurajoj që të përfitoni ju nxënësit e kësaj shkolle dhe arsimi në përgjithësi, prandaj ju me përkushtimin tuaj, dëshmoni falënderimin dhe mirënjohjen tonë të madhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Ambasadën Amerikane në Kosovë, e cila është partneri më i madh i Gjilanit për 15 vjet me radhë. Partneritet i krijuar, për të ndërtuar Kosovën, Gjilanin dhe për të ndërtuar të ardhmen tuaj me qetësi, prosperitet dhe edukim më të mirë. Sot do ta shënojmë kwtw ditw me një program jashtëzakonisht interesant, një program jashtëzakonisht të mirë i cili do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin tuaj dhe shembull i mirë që do ta bëjmë në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit”, tha kryetari Haziri në hapje të prezantimeve.
Ndërsa, zëvendës ambasadorja e Ambasadës Amerikane, Jennifer Bachus, ka thënë se gjatë këtyre 15 vjetëve sa jemi në Kosovë, Ambasada ka mbështetur Kosovwn dhe Gjilanin me projekte dhe programe të ndryshme për përmirësimin e gjendjes në përgjithësi, ndërsa ky sot është njëri nga programet që ne po bëjmë në shkollën tuaj.
“Për 15 vjet me radhë Ambasada Amerikane në Kosovë ka dhënë mbështetjen e saj të fuqishme përmes projekteve e programeve të ndryshme në shumë fusha. Prandaj sot Sektori Civil Ushtarak që vepron në kuadër të Ambasadës, e që ka bashkëpunim me Agjensione të ndryshme, OJQ vendore dhe përfaqësues të qeverisë së Kosovës, do të bisedojnë me nxënës të kësaj shkolle, lidhur me një gamë të gjerë të çështjeve shoqërore, si dhuna në familje, abuzimi me narkotik dhe alkool, trafikimi me qenie njerëzore, luftimi i ekstremizmit, parandalimi i vetëvrasjeve, si dhe ndërtimi i raporteve me Policinë në Komunitet”, tha ajo duke shtuar se probleme të tilla mund të zgjidhen vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë me agjensione dhe institucione të ndryshme dhe kjo është një mundësi e mirë që të mësoni se si këto janë të koordinuar për zbatimin e ligjit.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, ka thënë se ky program dhe ky angazhim i Ambasadës Amerikane është për ndritje të edukimit, krijimin e sigurisë, të paqes dhe demokracisë në Gjilan dhe Kosovë.
Ndërsa lidhur me projektin “Amerika me Kosovën”, kanë folur edhe Jason Stumpf dhe Jeton Fejzullahu, i cili ka bërë shpalosjen e programit.
Zëvendës ambasadorja amerikane ka ndarë certifikatë mirënjohjeje për kryetarin e Komunës, Drejtorin e Arsimit, drejtorin e shkollës dhe psikologen nga DKA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat