Kush po e kërkon arrestimin e Thaçit?

Kosova

Kush po e kërkon arrestimin e Thaçit?

Më: 3 maj 2015 Në ora: 20:29

E ashtuquajtura “Shoqata e Familjeve të Rrëmbyera dhe të Vrara në Kosovë e Metohi”, kërkon nga autoritetet e Serbisë arrestimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit, për “krimet e paraluftës, të luftës dhe të pasluftës”!

“Çka është Hashim Thaçi për ju? Pse e keni paralajmëruar se arrestohet nëse shkon në Beograd? A është ai kriminel vetëm për Beogradin, ndërsa në Bruksel, Vjenë, Washington e Prishtinë, në të njëjtën tryezë nënshkruani do marrëveshje?”, thuhet në kumtesë të shoqatës, si reagim ndaj kërkesës së Thaçit që Serbia të kërkojë falje për krimet në Kosovë, duke paralajmëruar akuzë për gjenocid ndaj Serbisë, raporton Tanjug, transmeton Telegrafi.
“A keni kërkuar ndonjëherë nga Thaçi për të liruar serbët e rrëmbyer më 1998, 1999, 2000, dhe pse shteti serb, kundër Kushtetutës, ligjeve, moralit dhe interesat të familjeve të serbëve të rrëmbyer, nga burgjet serbe liruan 2108 kriminelë dhe terroristë dhe kështu nënshkruan dënim me vdekje për anëtarët e rrëmbyer të familjeve tona”, thuhet më tej në kumtesë. “A është e drejtë që gjeneralët serbë iu dorëzuan Tribunalit të Hagës e me gjeneralët e UÇK-së, kriminelë të dëshmuar, nënshkruani disa marrëveshje për raporte të mira fqinjësore siç kërkon BE”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat