Martirët e Mejes, shenjë e sakrificës së popullit për liri

Kosova

Martirët e Mejes, shenjë e sakrificës së popullit për liri

Më: 27 prill 2015 Në ora: 19:44

Në përmbyllje të “Javës së të Pagjeturve” dhe në përkujtim të Masakrës së Mejes, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga deputetë dhe bashkëpunëtorë të tjerë, bëri sot homazhe dhe vendosi kurorë me lule në Lëndinën e pikëllimit në Meje, në shenjë nderimi për martirët e lirisë së kësaj ane.

Kryetari Veseli ndau dhembjen dhe shprehu solidaritetin me familjarët, të cilit 16 vite më parë humbën më të dashurit e tyre, ndërsa martirët i konsideroi shenjë të sakrificës së popullit për liri dhe obligim për angazhim maksimal që të punohet për të tashmen dhe të ardhmen sa më të mirë të qytetarëve të vendit tonë pa dallim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat