Kosova drejt Republikës gjysmë-presidenciale?

Kosova

Kosova drejt Republikës gjysmë-presidenciale?

Më: 26 prill 2015 Në ora: 23:38

Kosova, prej që e shpalli pavarësinë, kishte një sistem të pastër parlamentar. Por tash ky mundet të “konvertuohet” në një sistemin gjysmë-presidencial, raporton Rrokum.
Edhe pse një reformë kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes se të parti të shteti u harrua, zgjedhja e Presidentit të vendit përmes votës së qytetarit, vazhdon të konsiderohet si mënyra më e mirë.
Megjithatë, me ndryshimet kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, mund të shtohen edhe kompetencat e të parit të shtetit.
Edhe pse, shtimi i kompetencave të Presidentit mund të ndryshoj sistemin në vend, shoqria civile, ndan mendime të ndryshme për këtë.

Besnik Batusha, thotë se varësisht nga kompetencat që munden me iu shtuar Presidentit të ardhshëm, vendi mund të shkoj drejt një Republike me sistem, gjysmë-presidencal, ndryshe prej asaj që e kemi parlamentare.
Por, që të ndryshohet sistemin nga parlamentar në gjysmë-presidencial, ai thotë se duhet me u debatuar gjërë e gjatë.

Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik, asht për reformimin e sistemit zgjedhorë për të parin e shtetit.
Por, ai asht kundër shtimit të kompetencave.

Krejt ndryshe mendon Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL. Sipas tij, është e arsyeshme, që një i zgjedhur nga popullit, të ketë kompetenca ma shumë se Presidentët e deritanishëm, të zgjedhur në Kuvend.

Por asht neni 84 i Kushtetutës së Kosovës, që përcakton kompetencat e Presidentit, në gjithsej 30 pika. Edhe pse pika 12 ekëtij neni, Presidentin e vendit e njeh si Komandat Suprem të Forcave të Armatosura të Kosovës, i pari i shteti, ka kryesisht kompetenca ceremoniale.
Presidentes aktuale, Atifete Jahjages i kalon mandati në vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat