Astrit Haraqija i kthehet LDK-së, e mundi deputeten Teuta Sahatqija

Kosova

Astrit Haraqija i kthehet LDK-së, e mundi deputeten Teuta Sahatqija

Më: 25 prill 2015 Në ora: 20:46

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe nënkryetare e LDK-së, Teuta Sahatqija, nuk ka mundur të zgjidhet delegate për Kuvendin Zgjedhor të partisë. Ajo është mundur nga Astrit Haraqija, i cili i është kthyer partisë, ku e kishte filluar karrierën.

Haraqija në zgjedhjet e nëndegës së shtatë në Gjakovë, kishte marrë 83 vota, ndërsa deputetja Sahatqija, vetëm 33 vota, të cilat nuk i kanë mjaftuar që të zgjidhet delegate për Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.

Megjithatë, anëtarë të LDK-së në Gjakovë kanë ngritur dyshimet për manipulime në këtë nëndegë, edhe pse kryetari i sapozgjedhur i kësaj nëndege Bekim Bytyqi e mohon këtë.

Ndërsa, në anën tjetër, kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë, Luan Gola, në një prononcim për televizionin Klan Kosova, ka thënë se ka dyshime për manipulime të votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat