Jeta në egzil më bëri më të fortë

Kosova

Jeta në egzil më bëri më të fortë

Më: 24 prill 2015 Në ora: 17:24

Kur të arrish një moshë mesatare, dëshira më e madhe është të jesh afër familjes, nipave dhe mbesave që të kalosh sa më shumë kohë me ta, mirëpo kjo nuk vlenë edhe për Kryeministrin e Kosovës dhe njëherit kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK-së, Isa Mustafën, i cilit i duhet më shumë se kurr Kosovës Kryeministri Mustafa në këtë intervistë dhënë ekskluzivisht gazetës “Bota sot”, vjen më një rrëfim që nuk është dhënë asnjëhere deri më tani në media. Për më shumë lexoni intervistën në vazhdim.

Intervistoi: Dafina Xhemaj

“Bota sot”: Cila është marrëdhënia juaj me fëmijët tuaj?
Mustafa:
Unë kam marëdhëniet të mira, kam pasur një situate mjaftë të rëndë sepse gati 9 vite kam qenë disi i larguar nga familja dhe fëmijët, në periudhën në të cilën unë është dashtë të jem afër tyre nuk kam mundur të jem sepse kanë qenë në atë kohë në shkollë. Kam pas rastin e djalit të vogël kur e thirrsha në telefon dhe e pytesha a po mëson në shkollë ai ka qenë në vitin e parë, dhe me thoshte babi po e qes librin mbi tavolin dhe pastaj po me bjen në mend t’i dhe pastaj po më humbë çdo gjë dhe nuk po mundem me mësuar, sepse mërziteshin athere sepse ishte një ndarje e rëndë me familje. Miërpo gjithmonë kam mbaj kontaket, një periudhë pastaj kam mabjt kontaket në Shqipëri kur ata kanë dal në Shqipëri që të shihemi, një periudhë është dashtë të mbaj kontakte në Stamboll sepse nuk kam pasur mundësi tjetër të shoh familjen, dy herë ose njëhere në vit që të takohem me ta, tani prej viti 96 ata erdhën në Shqipëri dhe fëmijët atje patën kryer disa vite të shkollimit dhe unë atje kisha kontakte shumë më të shpeshta me fëmijë, edhe sot ende jetojnë me mua në bashkësi familjare dy djemët. Ndërsa vajza është e martuar, por tashmë afërsin shumë më të madhe e kamë me nipat dhe me mbesat pa të cilët nuk mundem edhe me mendua jetën edhe në shtëpi edhe jashtë shtëpisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat