Imeraj: Kurti përdhosi deçanasit dhe keqpërdori protestat

Kosova

Imeraj: Kurti përdhosi deçanasit dhe keqpërdori protestat

Më: 24 prill 2015 Në ora: 10:38

Historiani Shkodran Imeraj, ka reaguar pas deklaratave të bëra të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kurti mbrëmë në emisionin Rubikon duke folur rreth shkarkimit të ish ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç, bëri ca gabime të pafalshme, thotë Imeraj.

Ish ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç, kishte fyer nënat gjakovare me fjalën “egërsira”. “Me që isha vet pjesë e angazhimeve, në kuadër të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, për të kundërshtuar deklaratat e ish ministrit serb, me keqardhje me duhet të them se ish drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nëpërkëmbi kontributin e çdo shqiptari e posaçërisht kontributin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, duke ia atribuua vetvetes dhe partisë së tijë kur dihet se ne historianet nga Deçani, ishim me të zëshmit në krejt këtë mjegullinë”, shprehet Imera, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai thekson se, për të opinioni dhe të vërtetës, po e bënë këtë letër publike, me shpresë që ish drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të lexoj dhe do të kërkoj falje për një deklaratë publike, e cila ka prapavija politike dhe i merr mbi vete krejt ato suksese të tjetër kujt. Imeraj, në shkrimin e tij e bënë një kronologji të ngjarje.

“1. Me 7 janar 2015, ish Ministri Jabllanoviç, me anë të deklaratës fyeu nënat gjakovare duke i quajtur “egërsira”.
2. Me 10 janar 2015, reagon Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan. Në reagimin i cili është publikuar nga të gjitha mediat nacionale dhe ato të shkruara e elektronike në Kosovë.
3. Me 12 janar 2015, zyrtarisht Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i dërgon letër zyrtare Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa. Në letrën ishte argumentuar mirë se pse duhet shkarkuar ish ministri serb Jabllanoviç. Këtë kërkesë e kam dorëzuar vet personalisht me një koleg timin. Për këtë letër mund ta kërkoni edhe në Arkivin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Po ashtu edhe ky lajm ka qenë publike në të gjitha televizionet nacionale dhe në mediat e shkruara dhe elektronike në Kosovë.
4. Me 14 janar 2015, Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i dërgoj prapë një letër publike Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa, duke i rikujtuar se ish ministrin Jabllanoviç duhet shkarkuar.
5. Me 22 janar 2015, në qytetin e Deçanit, ishte organizuar një demonstrate e madhe, ku me nismën e Kryesisë së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ishte bërë organizimi. Këtë organizim me pas e kishin përkrahur edhe Partia Demokratike e Kosovës dega në Deçan, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Deçan, Lëvizja Vetëvendosje qendra në Deçan, Partia e Ballit Kombëtar të Kosovës dega në Deçan, Shoqata e të Zhdukur në Deçan dhe Shoqata “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova.
6. Me 3 prill 2015, siç dihet Kryeministri i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa, e shkarkoj ish Ministrin Jabllanoviç”, thekson Imeraj.

Sipas tij, deklarata e mbrëmshme e ish udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe marrja e atributeve nga vet ai dhe partia që ai e ka drejtuar për shkarkimin e ish ministrit Jabllanoviç, është një shkelje mbi kontributin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan dhe mbarë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që demonstruar jo për hirë të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por për hirë të kontributit dhe dhimbjeve të nenave gjakovare.

“Dihet dhe është e argumentuar se vetëm Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka bërë kërkesë me shkrim për shkarkimin e ish Ministrit Jabllanoviç. Sot, në botën tonë demokratike punohet me letra, e jo me propaganda, e me prapaskena e siç thotë populli “me nerskamca”.

Ai shton se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, i keqpërdori demonstratat e qytetarëve, pasi që demonstratat ishin paqësore.

“Huliganizmi i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, u pa qartë me rastin e dëmtimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Marrja e meritave për shkarkimin e ish ministrit Jabllanoviç nga ana e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, është një përdhosje ndaj atyre mbi 10 demonstratave që u bënë anë e këndë Kosovës.
Por, prapë se prapë, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, e arriti misionin e saj për shkarkimin e ish Ministrit në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanoviç, i cili nuk kishe fyere vetëm nenat gjakovare por gjithë shqiptare”, thuhet në letrën e Imerajt.

Në fund, sipas tij, është historia ajo që do të i tregoj në kohë se kush ishte meritor për këtë shkarkim.
“Albin Kurti dhe grupi i tij politike, nuk është meritore për asgjë në këtë farë aktivitetin dhe angazhimin për shkarkimin e ish ministrit Jabllanoviç. Ai dhe grupi i tijë politik, janë angazhuar në arritjen e një grusht shtetit dhe marrjen e institucione me dhunë. Dihet fort mirë së dhuna nuk pranohet nga populli i jonë.
Ka ikur koha e Albin Kurtit.
Ka ikur koha e pushtimit më dhunë të institucioneve tona.
Eh ka dale morë Albin Kurti, kadal beg se ka hendek”, thuhet në letrën e historianit Shkodran Imerajt, dërguar gazetës “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat