Publikohet raporti për “Marrëveshjen e Madhe”

Kosova

Publikohet raporti për “Marrëveshjen e Madhe”

Më: 24 prill 2015 Në ora: 10:34

Vetëm katër nga 16 marrëveshjet në mes të Prishtinës dhe Beogradit të arritura në Bruksel që prej vitit 2011, janë zbatuar tërësisht. Këtë e tregon një raport i ri nga ‘Marrëveshja e Madhe’, një nismë qytetare për mbikëqyrjen e negociatave Kosovë-Serbi, i cili do të publikohet sot.

“MARRËVESHJA E MADHE: Të humbur në ngecje” është raport i përbashkët i përgatitur nga BIRN Kosova, Qendra për Kërkime, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTA nga Serbia si dhe Internews Kosova, transmeton KALLXO.com.

Raporti fton të dyja palët dhe Bashkimin Evropian t’i caktojnë prioritetet e të ashtuquajturit proces të ‘normalizimit’, pasi që shumica e marrëveshjeve të arritura në mes të palëve nuk janë zbatuar tërësisht deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat