Islami shpreson se Gjykata Speciale do t’i zbardh vrasjet misterioze të pasluftës

Kosova

Islami shpreson se Gjykata Speciale do t’i zbardh vrasjet misterioze të pasluftës

Më: 21 prill 2015 Në ora: 13:47

Krijimi i Gjykatës Speciale dhe votimi i saj në Parlamentin e Kosovës, po shihet nga dy taborët e politikës në Kosovës ndryshe. Pozita është pro krijimit, kurse opozita kategorikisht është kundër, ashtu siç shprehen edhe shumë njohës të proceseve politike në vend.

Por, analisti politik, Dardan Islami, thotë se, krijimi i Gjykatës Speciale vjen si pasojë e dështimit të sistemit gjyqësorë në Kosovë. Ai shpreson se nga kjo Gjykatë do të hetohen dhe zbardhen edhe vrasjet misterioze të pasluftës.

“Formimi i Gjykatës Speciale sado i padrejtë që na duket, vjen si pasojë e dështimit të sistemit tonë gjyqësorë, dhe deri sa mungojnë rreth 300 trupa të viktimave gjithsesi se është e nevojshme që të hetohen rastet. Shpresoj që këto hetime do ti zbardhin edhe vrasjet misterioze të pasluftës, gjersa edhe nëse nuk votohet në parlamentin e Kosovës formimi i kësaj gjykate, hetimet do të vazhdojnë dhe procesi gjyqësor do të jetë në kompetencat e OKB”, thotë Islami.

Ai thekson se, imazhi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dëmtohet nëse dëshmohet zingjiri komandues, ndërsa, nëse individ të caktuar janë thirrë në emër të UÇK-së, atëherë kjo do të zbardhet.

“Imazhi i UÇK-së mund të dëmtohet nëse dëshmohet se zingjiri komandues i saj ka qenë i implikuar, por nëse dëshmohet se individë të kenë bërë krime në emër të UÇK-së atëherë çdo gjë do të zbardhet me çka do të mbyllet ky kapitull. Sikurse në të kaluarën edhe në këtë proces ne duhet të kemi besim të plotë në drejtësinë ndërkombëtare. Kjo duhet ti mobilizojë gjykatat e Kosovës që të iniciojnë hetime për të zhdukurit dhe krimet e bëra nga ushtria dhe policia serbe gjatë viti ‘99”, thotë analisti politik, Dardan Islami për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat