Aliu: Qeveria nuk rrëzohet me dhunë

Kosova

Aliu: Qeveria nuk rrëzohet me dhunë

Më: 20 prill 2015 Në ora: 21:56

Fatos Aliu, ish-themelues i Lëvizjes Vetëvendosje, i ftuar në emisionin politiko-satirik “Rrokum Rroll” me Fidan Jupollin, në Televizionin Rrokum ka thënë se situata në Vetëvendosje tashmë është zhgënjyese.
I dorëhequri nga Vetëvendosje, Aliu ka theksuar se emri i madh i Vetëvendosjes ka rënë poshtë, duke shtuar se shtimet nuk vijnë menjëherë, por hap pas hapi.

Sipas tij, është demagogji kur thuhet se jam Vetëvendosje kur hyn në korniza të tjerëve, duke shtuar se kur hyn ai brenda Kuvendit aty ka rregulla tjera.

Aliu ka theksuar se brenda nuk mund të hyhet me korniza, dhe kur hyn brenda hyn për të fituar dhe ishte një shans e mirë si një lëvizje e pakorruptuar, njerëz të ri, edhe pati përkrahje nga ndërkombëtarët, siç ishte ish-ambasadori William Walker, por pati kalkulime ngase nuk u zhvillua si demokraci e mirëfilltë prej poshtë-lartë.

Zhgënjimi më i madh, sipas tij, ka ndodhur në kohën e VLAN-it, duke shtuar se të gjitha variantet kanë qenë të për krijimin e qeverisë.

Aliu ka theksuar se Vetëvendosje pati humbje në bazë, duke shtuar se pati dështime të anëtarësisë në teren, e sipas tij ndodhi një organizim i çuditshëm, duke humb primatin e vet, ku kryesia në kështjellën e vet e ka marrë kontrollin në të gjitha sferat duke mos përjashtuar edhe financat.

Ai thotë se në fillimet e veta lëvizja ka pasur një optimizëm të madh, ku rinia ka qenë një potencial i madh.

Aliu ka theksuar se zhgënjimi është në mungesë edhe të protestës, duke shtuar se edhe abuzohet me protesta, ngase asnjëherë nuk kanë dhënë rezultate.

“Qeveria nuk rrëzohet me dhunë. Vetëm populli mundet me rrëzu, jo subjektet politike... Kriza është e madhe dhe tash është vonë. Marifeti është qysh me parandalue rënien në humnerë”.

Sipas tij, Vetëvendosje s'ka lider. “Lider është populli-sovrani”.

Aliu ka theksuar se kurrë nuk ka qenë në parti politike, por ka punuar për të formuar parti politike.

Derisa për LDK-në ka theksuar se nuk është ajo çfarë ka qenë dikur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat