SHBA-të sjellin të dërguarin special për Gjykatën speciale

Kosova

SHBA-të sjellin të dërguarin special për Gjykatën speciale

Nga: Mimozë Lakna Më: 20 prill 2015 Në ora: 17:17

Muajt në vazhdim pritet të jenë vendimtar për formimin e Gjykatës speciale. Por, opozita vazhdon me këmbëngulje ta kundërshtojë.

Shqetësimi amerikan është rritur në lidhje me themelimin e Gjykatës Speciale. Pasi pak ditë më parë ambasadorja Tejsi Jakobson shprehu shqetësimin se nëse Kosova refuzon ta themelojë këtë gjykatë, atëherë shqiptarët do ta humbin mbështetjen e SHBA-së, dhe në Këshillin e Sigurimit Rusia do ta krijojë një tribunal të OKB-së për hetimin e krimeve në Kosovë.

Si duket për të parandaluar një lëvizje të këtillë, SHBA-të janë kujdesur që të sjellin njerëz me ndikim për t’ju sqaruar më shumë institucioneve dhe partive politike për rreziqet me të cilat ballafaqohet Kosova nëse nuk e krijon vet Gjykatën speciale. Për këtë ka ardhur të hënën në Kosovë z.Stephen Rapp, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krime lufte.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat