Jahjaga: Kosova shtet i të gjithëve

Kosova

Jahjaga: Kosova shtet i të gjithëve

Më: 20 prill 2015 Në ora: 14:13

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti në takim ministrin e Administratës Publike dhe njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, zotëri Mahir Yagcilar, si dhe një delegacion të Këshillit Organizativ për shënimin e Ditës Memoriale të Komunitetit Turk në Kosovë.

Presidentja Jahjaga duke e uruar komunitetin turk për Ditën Memoriale, tha se ky komunitet tregon një shembull të mirë të integrimit në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës dhe është i përkushtuar për ndërtimin e shtetit demokratik, së bashku me të gjitha komunitetet e tjera në vend.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të barabartë, pa dallim, që ndajnë edhe përgjegjësitë dhe obligimet për ta zhvilluar e përparuar atë dhe për ta bërë edhe pjesë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar.

Ministri Yagcilar e falënderoi Presidenten Jahjaga për urimet dhe mbështetjen që i jep komunitetit turk në Kosovë dhe e njoftoi atë për të gjitha aktivitetet që kanë nisur për shënimin e Ditës Memoriale të Turqve në Kosovë. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat