SBASHK: Nesër s'ka grevë në arsim

Kosova

SBASHK: Nesër s'ka grevë në arsim

Më: 19 prill 2015 Në ora: 17:49

Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka vendosur që nesër (e hënë) të mos hyjë në grevë.

Lajmin e ka konfirmuar Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai ka thënë se kanë vendosur që t’i japin kohë qeverisë deri më 24 prill për të parë nëse do të zbatohet vendimi për pagesën e përvojës prej 0.5 për qind për çdo vit për punëtorët e arsimit. “Ne do të presim deri më 24 prill për të parë nëse Qeveria do ta zbatojë vendimin e saj. Nëse nuk zbatohet ne jemi të detyruar që të shpallim grevën e përgjithshme”, ka thënë Jasharaj.

SBASHK’u prej muajsh është duke lëshuar njoftime se do të ketë grevë në arsim. Vetëm gjatë ditës së sotme kjo organizatë ka dalë me disa vendime se do të ketë grevë pastaj kanë njoftuar se e kanë anuluar.

Kjo organizatë që ka për mision mbrojtjen e punëtorëve të arsimit s’ka arritur të realizojnë asnjë kërkesë përballë Qeverisë, e cila së fundmi mori vendim për rritjen e pagës në bazë të stazhit të punës së mësimdhënësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat