Bashkimi Evropian reagon për vizitën e Thaçit në Beograd

Kosova

Bashkimi Evropian reagon për vizitën e Thaçit në Beograd

Më: 18 prill 2015 Në ora: 19:48

Bashkimi Europian reagon për vizitën e mundshme të Zv/Kryeminisrit dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi në Serbi, duke thënë se duhet të respektohen të gjitha procedurat e parashikuara në marrëveshjet e Brukselit, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Maja Koçijançiç, Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, tha se “gjatë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, është arritur një marrëveshje lidhur me procedurat për vizitat nga zyrtarët serbë dhe ata kosovarë. Ato kryhen përmes zyrave ndërlidhëse”.

Zëdhënësja Koçijançiç nënvizoi se procedurat duhet të respektohen në këtë rast.

Zv/Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është ftuar të marrë pjesë në një konferencë për integrimin e Ballkanit Perëndimor nga organizata joqeveritare “Këshilli Rinor për Arsim”.

Konferenca do të zhvillohet nga 23 – 25 Prill. Zyrtarët serbë nuk janë rënë dakort për vizitën e Thaçit dhe thanë se ai do të arrestohet nëse do të vendosë të shkojë në Serbi, ku ekziston një mandat arresti.

Akuzat e ngritura kundër tij për terrorizëm lidhen me rolin e UCK -së gjatë viteve 1998 – 1999. Të enjten, Organizata Joqeveritare që organizon Konferencën bëri të ditur se Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm të Kosovës ka pranuar ftesën.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha se “konferenca nuk është e organizuar nga shteti dhe se nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare për vizitën e Thaçit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat