Limaj: Shumë shpejt, zgjedhje të parakohshme

Kosova

Limaj: Shumë shpejt, zgjedhje të parakohshme

Më: 17 prill 2015 Në ora: 22:29

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në një intervistë në emisionin “Argument Plis” në RTV 21, tha se ata me protestë, janë kthyer kah qytetarët, pasi që nuk kanë fuqi që të ndryshojnë atë me votë.

“Mundësitë tona për t’i ndalë janë të vogla, marrë parasysh numrat për vota. Atëherë opozita po kthehet te ju që të kërkojmë ndihmën e qytetarëve, për ta ndryshuar këtë”, tha ai, duke shtuar se nuk ka protestim më të madh sesa prezenca dhe shëtitja në sheshin “Nënë Tereza”.

Ai thotë se tek liderët e qeverisë, sheh një gjuhë e cila në vetveten e saj ka kërcënim për qytetarët. “Një gjuhë me tone të dhunshme. Kjo gjuhë vjen për të shkaktuar frikë”.

Limaj madje, tha se beson që shumë shpejt vendi do të përfundoj në zgjedhje të parakohshme.

“Besoj që shumë shpejt që vendi do të ketë zgjedhje të parakohshme”, tha ai, duke shtuar se nuk ka asnjë argument që të mbijetoj.

I pari i Nismës, po ashtu u rikujtoj opozitarëve premtimet e bëra në fushatë.

“Mos i harroni premtimet që janë ba në fushatë elektorale. Asnjëra nga këto, jo që nuk realizohet, por nuk ka shans për një gjë të tillë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat