Pse presidentja dështoi në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit?

Kosova

Pse presidentja dështoi në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit?

Nga: Diana Bunjaku Më: 9 prill 2015 Në ora: 11:18

Presidentja Jahjaga ka dështuar në performancën e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit. Kështu e vlerëson prof. Riza Smaka njohës i çështjeve kushtetuese.
Ai thotë për “ Bota sot” se kur ka qenë zgjedhur Presidentja komfor me nenin 86 të Kushtetutës, kishte jo pak zëra e kryesisht nga përfaqësuesit e subjekteve politike qeveritare, se e njëjta do të mund të shkarkohej, pas një periudhë edhe me të shkurtër se një vit.
“Atëherë unë kam publikuar në medie një analizë kritike rreth mandatit pesëvjeçar të Presidentes komfor me nenin 87 paragrafi 2 të Kushtetutës, por pavarësisht nga deklaratat e dëshirat e përfaqësuesve të atyre subjekteve politike të cilat fillimisht patën bërë koalicion për zgjedhjen e saj”, thotë Smaka.

Sipas tij, përderisa presidentja e ka përfaqësuar me dinjitet Republikën e Kosovës, komfor me nenin 84 paragraf 1 të Kushtetutës në relacionet e jashtme, në një anë ajo ka dështuar në performancën e organit, që e ka ngritur kundër korrupsionit.

“ Presidentja Jahjaga ka dështuar veçanërisht gjatë ushtrimit të funksionit komfor me nenin 84 paragrafi 17 të Kushtetutës konkretisht, referuar prolongimit iracional të emërimit të Prokurorit të Shtetit në anën tjetër.

Presidentja po ashtu edhe në disa çështje kushtetuese - juridike me se të thjeshta e të qarta ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretime, për aq të panevojshme madje, jo rrallë herë problematike”, thotë Smaka.
Ai thotë se pikërisht në këtë dimension presidentja në vend të qëndrimit mbi institucionet publike, në përgjithësi jo rrallë herë ndaj tyre, ka manifestuar shkallë të inferioritetit të konsideruar”, thotë Smaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat