Mustafa: Në fokus kryesor zhvillimi ekonomik

Kosova

Mustafa: Në fokus kryesor zhvillimi ekonomik

Më: 2 prill 2015 Në ora: 11:10

(E plotësuar) Kryeministri Isa Mustafa është duke e prezantuar programin qeveritar para deputëtëve të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se parësore në këtë program do të jetë zhvillimi ekonomik dhe që me këtë program do të punojnë të gjithë ministrat.

Mustafa po ashtu ka folur edhe për drejtësin, migrimin, papunësin dhe reformën në administrat.

“Ky program do të jetë udhërrëfyes. Programi është diskutuar me biznese dhe donatorë. Iu është prezantuar përfaqësuesve të jashtëm diplomatik. Për herë të par në Kosovë do të ketë një strategji për zhvillim ekonomik. Ky program do të ketë fokus kryesor zhvillimin ekonomik për përmirësimin e kapaciteteve. Kjo do të bëhet duke vendosur një planifikim të mirë dhe duke u bazuar në praktika të vendeve të zhvilluara. Kosovës i nevojitet një program zhvillimor për ta ulur papunësinë. Qeveria do të jetë e vendosur për luftimin e krimit dhe korrupsionit nga niveli më i lartë deri më i ulët. Qeveria është e interesuar për reformimin në administratë. Programi ynë qeverisës i ka kushtuar rëndësi të veçantë agjendës evropiane. Ky plan do të më shërbej mua si kryeministër dhe të gjithë ministrave të kabinetit”, ka thënë Mustafa.

Beqiri: Ky program është bërë në suaza të reformave të brendshme

“Qeveria Mustafa në njëqind ditshin e saj ka aprovuar një mori dokumentesh të rëndësishme që do të jenë udhërrëfyes në mandatin katër vjeçar. Përveç se ka një program qeveritar të shkruar, është aprovuar edhe plani i veprimit si do të realizohet në praktikë ky program. Pra, Qeveria ka përgatitur dhe dorëzuar edhe në Komisionin Evropian programin kombëtarë për reformat, veçmas reformat ekonomike. Ky program është bërë në suaza të reformave të brendshme, por edhe reformave të cilat shteti i Kosovës duhet t’i bëjë karshi kërkesave të BE-së”, tha Beqiri.

Beqiri tha se përbërja e Qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa edhe përkundër protestave me të cilat u përball në fillim, është e drejtuar nga zhvillimi ekonomik i vendit dhe jo i turbo-folklorizmave.

Edhe deputetë tjerë nga pozita dhe opozita shtruan qëndrimet e tyre karshi punës njëqind ditëshe të Qeverisë dhe programit qeverisës, karshi sektorëve si arsimi, shëndetësia, kultura e shumë sektorë tjerë.

Por, që edhe ministrat e kabinetit qeveritar janë përgjigjur ndaj kritikave të deputetëve.


Ilir Deda lavdëron ministrin e LDK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda e ka lavdëruar punën e Ministrit të Financave, Avdullah Hoti.
Ai ka thënë se nuk është e mjaftueshme puna e vetëm një Ministri, por duhet të punojë e gjithë Qeveria.
Sidoqoftë, ai ka thënë se për 112 ditë të kësaj Qeverie është dëgjuar thënie se Kosova do të integrohet në BE.
Ai ka thënë se Kosova duhet të ketë prioritet luftimin e korrupsionin, zhvillimin ekonomik e jo vetëm marrëveshjet me Serbinë.
“Ne në këtë kohë kemi dëgjuar fjalë që tingëllojnë bukur por pa veprime konkrete. Ne çka po dëgjojmë sot janë ankesa të protestatave për shkarkimin e Jabllanoviqit Qeveria e sheh bpshtin e integrimit evropian e sheh në dy boshte në atë të masrrëveshjës së MSA-së dhe liberalizmin e vizave” ka thënë ndër të tjerash Deda.

Skender Hyseni: Fatmir Limaj po tenton të interpretojë Kanunin

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni i ka reaguar Fatmir Limajt duke thënë se në Parlament kanë të drejtë të flasin të gjithë Ministrat.
"Fatmir Limaj po tenton të bëhet njëfarë interpretuesi i dështuar i Kanunit”, ka thënë Hyseni.

Limaj: Protestat ndodhën për shkak të mashtrimeve gjatë fushatës

Në seancën e Kuvendit të Kosovës që është duke u mbajtur lidhur me 100 ditshin e qeverisë Mustafa, lideri i Nisma-s, Fatmir Limaj ka thënë se koalicioni aktual qeverisës PDK-LDK është vazhdimësi e qeverisë së kaluar.
Ai ka shtuar se gjendemi në një situatë paradoksale dhe këtë më së miri e tregon edhe ky diskutim.

“Në vend që sot të diskutojmë lidhur me atë se çfarë ka mundur të bëhet gjatë 100 ditëshit të kësaj qeverie ne diskutojmë për atë se çfarë nuk është bërë”, ka thënë Limja, duke shtuar më pas se plani ekonomik për zhvillim e vendit nga qeveria aktuale është hartuar nga qeveria e kaluar.

Limaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, po ashtu, ka kritikuar edhe rritjen e numrit të ministrave. Ai ka përmendur edhe pakënaqësitë dhe grevat duke deklaruar se fajin për këtë e kanë premtimet që liderët udhëheqës të koalicionit i kanë dhënë gjatë fushatës dhe nuk po i realizojnë.

Ai më pas ka shtuar se është e vërtetë se kjo qeveri është ballafaquar me pakënaqësi dhe greva, por nuk është faji i opozitës që është rritë pakënaqësia faji është i premtimeve që i ka bërë kjo qeveri.

Deputeti Fatmir Limaj ka folur edhe për Këshilli Prokurorial ku grupe aty po akuzojnë njëri-tjetrin se janë të kapur nga banda kriminale.

Ramush Haradinaj: Ju po e fundosni Shtetin

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Shteti i Kosovës është i kapur dhe pa e trajtuar këtë temë nuk ka drejtim të mirë për këtë vend.

“E dyta, a mundemi me ndalë korrupsionin, ose me zvogëlu. E treta, me i krye punët e shtëpisë”, ka thënë Haradinaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se PDK dhe LDK po e fundosnin Shtetin e Kosovës.

“Ju po e fundosni shtetin. Kur të takohemi herën tjetër do të jemi më keq”, ka shtuar ai.

Beqiri: Protestat kishin prapavi politike

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është fokusuar dhe ka pas hapa konkret drejt zhvillimit ekonomik, përkundër asaj që është përballur me protestat e opozitës, të cilat ishin me prapavi politike dhe të nxitura për dhunë.
Ai duke përkrahur punën 100 ditëshe të Qeverisë, ka përmendur shumicën e projekteve që ka bërë Qeveria e Kosovës gjatë kësaj kohe.

Mustafa-Konjufcës: Mos i shtrembëro fjalët

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa iu ka kundërpërgjigjur deputetit Glauk Konjufca, duke i thënë që mos t’i shtrembëron fjalët.

Ai ka mohuar të ketë thënë se qytetarët kanë reflektuar dhunë por se në protestë ka pasur dhunë, ku si pasojë janë lënduar mbi 100 qytetar.

Mustafa shtoi se nuk i ka rekomanduar familjes së fëmiut që ka vdekur në Hungari, që të lexon ligjin i cili obligon ata të kenë kujdes për fëmijët por këtë rekomandim ia ka bërë deputetëve.

“Nuk kemi arsye që të shtrembërojmë atë që e themi dhe unë i qëndroj pas çdo fjale që e them”, ka thënë ai.

Konjufca: Kryeministër a e lexon Kushtetutën ndonjëherë

Pas interpelancës së kryeministrit Isa Mustafa ka reaguar menjëherë deputeti i VV-së Glauk Konjufca.

Ai tha se kryeministri nuk po bën debat parlamentar por monolog qeveritar.

Konjufca tha se Mustafa adresoi akuza të rënda ndaj opozitës duke u ndërlidhur me dhunën që ndodhi në demonstratat e Vetëvendosjes në Prishtinë.

“Kryeministri dhunën në demonstrate ia adresoi qytetarëve dhe përkrahji policinë. Kryeministër mos e instrumentalizoni Policinë kundër popullit. Unë mendoj se Mustafa e ka nxitur dhunën ndaj qytetarëve sepse nuk e shkarkonte ministrin Jabllanoviq. Pas kësaj Mustafa e ka pranuar ‘post festum’ se qytetarët paskan pasur të drejtë”, tha Konjufca.

Sipas tij është e pafalshme moskokëçarja e kryeministrit kur thotë se “ nuk kam thënë se qytetarët kanë ikë me IPHON-a por e ka dëgjuar nga dikush”.

“Kjo është serioze për një kryeministër të thotë se ‘iukush më ka thënë se i ka parë me IPHON-a. Kjo i bjen me hedhë gurin e me fshehë dorën”, tha Konjufca.

Sa i përket vdekjes së një fëmije në kampin e Hungarisë ku kryeministri e ka përmendur ligjin për familjen Konjufca iu ka drejtuar Mustafës:

“A e ke lexu ti Kushtetutën që të obligon mu përkujdesë për ato familje e mos me ua sjell shpirtin në fyt me lshu vendin e vet”.

****************

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke prezantuar rezultatin e arritur të 100 ditëshit të Qeverisë, para deputetëve ka deklaruar se LDK nuk ka deputetë rebelues por ata kanë të drejt të kenë mendime të ndryshme.

Ai duke iu përgjigjur mocionit të Glauk Konjufcës së Vetëvendosjes, tha se ky i fundit nuk ka licencë t’i vlerëson deputetët.

“Në mocionin tuaj, Konjufca ka shumë të pavërteta. Është e pavërtetë që kam përkrahur dhunën në protestë, është e pavërtetë që unë i kam quajtur prindërit e mfëmjës që humbi jetën në Hungari të papërgjegjshëm por e vërteta është se familjarët kanë përgjegjësi për fëmijët e tyre, e pavërtetë është që kam thënë që Trepça që bëhet kompani publike sepse unë kam tërheq atë nga ligji nga ndërmarrjet publike”, ka thënë ai.

Ai shtoi se rekomandimet e propozuara derivojnë nga shumë të pavërtetë e këtij mocioni.

Mustafa paraqit edhe një herë programin qeverisës, duke u ndalur në objektivat në aspektin ekonomik, social, integrimeve dhe fushave tjera.

Opozita kritikon 100 ditshin, jep rekomandime për Qeverinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka kritikuar rëndë 100 ditëshin e qeverisjes së Isa Mustafës.

Protestat dhe migrimi i qytetarëve kanë qenë dy pikat që Konjufca e ka quajtur të dështuar këtë 100 ditësh të qeverisjes.

Konjufca tha se Isa Mustafa qysh në fillim e ka nisur keq qeverisjen dhe qysh në fillim ka dështuar.

“Nëse bazohemi në atë thënien e urtë popullore që ‘dita e mirë shihet në mëngjes’, kjo është parë edhe me Isa Mustafën dhe nuk i ofrohet të mirës. As Qeveria, e asnjë institucion tjetër mos të mburret me punën e tij, për sa kohë që para hundës së qeverisë qytetarët janë duke e lëshuar vendin. Kur njerëzit ikin në vendet e tjera, kjo tregon që pushtetarët e kanë shndërruar vendin në një vend që nuk jetohet. Kush mund të besoj që kjo Qeveri përnjëmend mund të bëjë gjëra të mira, pas gjithë këtyre veprimeve që keni parë”, tha Konjufca.

Konjufca prezantoi edhe 11 rekomandime për qeverinë, rekomandime këto që janë përgatitur nga tri partitë opozitare.

Njëra prej rekomandimeve që dha Konjufca, ishte që ministrat dhe kryeministri të jenë pjesë e seancave dhe të respektojnë kërkesat e deputetëve.

Një rekomandim tjetër për Qeverinë është edhe paraqitja në Kuvend dhe në komisionet përkatëse çfarëdo marrëveshje e qeverisë që lidhet me palë të tjera, veçanërisht për dialogun dhe gjykatën speciale.

Dështon zgjedhja e avokatit të popullit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk ua kanë besuar pozitën e Avokatit të Popullit, katër kandidatëve për këtë pozitë.

Kandidatë në raundin e parë për Avokatin e Popullit ishin Mazllum Baraliu, Shqipe Ibra-Malaj, Veton Vula dhe Suzan Novoberdaliu.

Kurse, në të dytin mbetem Veton Vula, mori 44 vota dhe Shqipe Ibra-Malaj, e cila mori 34 vota.

Ndërkohë, në raundin e tretë Veton Vula, fitoi 49 vota, duke mos arritur t’i marr 61 votat e kërkuara sipas ligjit për Avokatin e Popullit. Përndryshe, konkursi për Avokatin e Popullit sërish do të përsëritet.

Edhe legjislaturën e kaluar ka dështuar zgjedhja e avokatit te popullit, për arsye te mungesës te një marrëveshje paraprake. Këtij avokati aktual qe 8 muaj i ka kaluar mandati.

Veton Vula, vazhdon raundin e tretë për Avokat të Popullit

Me 42 vota, kandidati Veton Vula, vazhdon garën në raundin e tretë për Avokat të Popullit, për dallim nga kundër-kandidatja, Shqipe Ibraj – Mala, e cila kishte fituar 34 vota.

Vula ka kaluar në raundin e tretë, pasi nuk kishte arritur që t’i fitonte votat e mjaftueshme që të zgjidhet në raundin e dytë.

Gara për Avokat të Popullit vazhdon në mes Veton Vulës dhe Shqipe Ibraj-Mala

Garën për Avokat të Popullit janë duke e vazhduar Veton Vula dhe Shqipe Ibraj – Mala, të cilët ishin dy kandidatët që morën më së tepërmi vota, gjatë votimit për Avokat të Popullit nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ata, në rundin e parë të votimit kanë marrë më shumë vota se Suzana Novobërdaliu me 21 vota dhe Mazllom Baraliu me 14 vota.

Ndryshe, votimi i parë i kandidatëve për Avokat të Popullit, është bërë me votim të fshehtë.

Kuvendi i thotë PO rekomandimeve për RTK

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rekomandimet lidhur me punën dhe mbajtjen e punës së në RTK, me 76 vota për, 2 abstenime dhe asnjë kundër.

Rekomandimet e dala nga debati parlamentar i datës 26 mars lidhur me Radio Televizionin e Kosovës i ka lexuar deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, duke kërkuar kështu votën e deputetëve.

Rekomandimet e miratuara pas harmonizimit të qëndrimeve të grupeve parlamentare të gjitha subjekteve politike janë këto:

Kuvendi i rekomandon Auditorit të Përgjithshëm që të bëjë një auditim të detajuar rreth menaxhimit financiar të RTK-së.

Së bashku me shqyrtimin e raportit vjetor të RTK, të shqyrtohet edhe Raporti i Përformancës dhe raportet financiare të RTK-së të hartuara nga Auditori i Përgjithshëm. Pas shqyrtimit të raportit dhe bazuar në të gjeturat e tij, Kuvendi do t’i ndërmerr veprimet siç përcaktohen me ligjet ne fuqi duke mos përjashtuaredhe krijimin e një komisioni parlamentar hetimor për RTK-në.

III. Te zbatohet Ligji për RTK-në neni 8 nga pika 3 deri te pika 6, për përfaqësimin e programit për komunitetet jo shumicëjo serbe

Kuvendi i Republikës së Kosovës, si organ themelues i RTK-së,i kërkon Bordit të RTK-së si organi më i lartëmbikëqyrës, që urgjentisht të adresojë të gjitha problemet e ngritura në Kuvendin e Kosovës. Bordi i RTK-së, në veçanti duhet të shqyrtojë përjashtimin nga puna të kryetarit dhe nënkryetarit të sindikatës të punëtorëve të RTK-së dhe të ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore dhe për këtë ta njoftoj Kuvendin deri me 15 prill 2015.

Aktualisht deputetët janë duke votuar kandidatët për Avokat të Popullit, me votim të fshehtë./kp/

Kuvendi i Kosovës një minutë heshtje për vdekjen e deputetit

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar të enjten me një minutë heshtje me rastin e vdekjes së deputetit të Listës “Srpska”, Velimir Rakiq.

63 vjeçari nga fshati Soçanicë, ka humbur jetën të mërkurën rreth orës 20:00 në një aksident që ka ndodhur në Leposaviq.

Ai është transferuar menjëherë në spitalin e veriut të Mitrovicës, me ç’rast mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat