Bllokohet rruga në Han të Elezit

Kosova

Bllokohet rruga në Han të Elezit

Më: 1 prill 2015 Në ora: 18:34

Magjistralja Prishtinë-Shkup është bllokuar për trafik. Sipas policisë rruga është bllokuar nga rrëshqitja e dheut në Han të Elezit.

Zëdhënësi I Policisë Baki Kelani tha se kjo rrugë mbetet ende e bllokuar dhe njësitet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Nuk është hera e parë që kjo rrugë bllokohet pas rrëshqitjes së dheut në të njëjtin vend./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat