Duhet urgjentisht që të miratohet Ligji për Përgjegjësinë Politike!

Kosova

Duhet urgjentisht që të miratohet Ligji për Përgjegjësinë Politike!

Nga: Diana Bunjaku Më: 1 prill 2015 Në ora: 11:14

Duke folur rreth problemeve me të cilat po ballafaqohet Kosova që nga pas lufta, dhe nga fakti që ky vend po uzurpohet çdo ditë e më shumë nga kriminelët, njohësit e çështjeve juridike, theksojnë se vendi ynë do të të çlirohet nga krimi politik ,vetëm atëherë kur të arrestohen kriminelët.

Riza Smaka, njohës i çështjeve juridike tha për “ Bota sot” se Kosova do të çlirohet nga krimi politik, vetëm atëherë kur të arrestohen kriminelët, pasi sipas tij, krimin politik nuk mund ta kryej as bujku, as blegtori, e as gazetari por ekskluzivisht mund ta kryej vetëm politikani.

Ai ka thënë se krimet politike mund t’i kryejnë vetëm politikanët në post adapt për transaksione të pandershme, të pa ligjshme, të pa moralshme e p aq të dëmshme e të shëmtuara!

“ Sistemi Gjyqësorë duhet të reformohet në përshtatje me kërkesat e funksionalizimit të tij komfor me ligjin e aplikuar. Prandaj duhet urgjentisht që të miratohet Ligji për Përgjegjësinë Politike, dhe i njëjti me të gjitha aktet ligjore tjera në fuqi, duhet të aplikohej me konsekuencë”, thotë Smaka.

Sipas tij, është një punë komplekse për të evituar krimin politik, por megjithatë është e mundshme. Ndër të tjera në vend që gjysma e votuesve të abstenojnë, do të duhej që edhe ata të dalin në votime, dhe të mbështetnin persona moralisht të pastër, e profesionalisht të afirmuar në punën e vet të detyrueshme.

“ Mendoj se duhet krijuar infrastrukturë legale krejtësisht adapt me atë të UE-se, dhe komfor me to të formoheshin institucione publike.Por kjo mund të bëhet vetëm sipas standardeve, e jo sipas nevojave të elitave partizane politike”, thotë Smaka duke shtuar se një ditë duhet ta arrijmë që Kosovë, ta bëjmë shtet të së drejtës
( e jo "shtet juridike" ) në të cilin ligji i aplikuar implementohet, dhe krimi ekonomik të eliminohej.

Ai ka theksuar se nga gjendja aktuale në Kosovë, e deri te promovimi i saj në shtet të së drejtës, na pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por në saje të vullnetit të mirë, mund të kalohet me sukses”, thotë Smaka./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat