Mustafa thotë se do ta kthejë besimin e qytetarëve

Kosova

Mustafa thotë se do ta kthejë besimin e qytetarëve

Më: 1 prill 2015 Në ora: 10:02

Qeveria e Kosovës ka miratuar draft raportin për 100 ditshin e punës së ekzekutivit.

Kryeministri Isa Mustafa, tha se ky raport është një punë e përbashkët dhe se kanë pasur synim që ta bëjnë një qeverisje të mirë.

Ai tha se beson që me këtë qeverisje do ta kthejnë besimin e qytetarëve në institucione. Kreu i qeverisë shtoi se kanë filluar qeverisjen në kohë aspak të këndshme dhe të rehatshme si pasoj e krizës së formimit të institucioneve, protestat e opozitës që kaluan në dhunë, fluksi i qytetarëve që lëshuan Kosovën dhe probleme tjera.

Në këtë mbledhje u miratua edhe projektligji për trashëgiminë kulturore dhe projektligji për digjitalizimin e transmetuesve radio difuzive tokësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat