Nesër mbyllet magjistralja Hani i Elezit-Prishtinë

Kosova

Nesër mbyllet magjistralja Hani i Elezit-Prishtinë

Më: 30 mars 2015 Në ora: 17:06

Policia rajonale e Ferizajt përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër për 6 orë do të jetë e mbyllur rruga nacionale Hani i Elezit-Prishtinë tek vendi i quajtur "gryka e Kaçanikut".
Mësohet se njëra korsi e kësaj rruge është jashtë funksionit për shkak të shembjes të dheut në atë pjesë.

"Ju njoftojmë se Ministria e Infrastrukturës, me datë 31.03.2015,nga ora 10:00 deri në orën 16:00, do ta mbyllë rrugën nacionale N2 Hani i Elezit – Prishtinë, në Grykën e Kaçanikut, me qëllim të largimit të erodimeve, pasi që njëra korsi e saj është jashtë funksionit", thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se gjatë kohës derisa janë duke uekzekutuar punimet në hapjen e rrugës, Policia e Kosovës do të merret me menaxhimin e trafikut, duke e orientuar atë në drejtim të rrugës rajonale Glloboçicë-Doganaj.

"Luten qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe t’i shfrytëzojnë rrugët alternative të shënuara më lart, si dhe të planifikojnë më herët kohën për arritjen në destinacionet e planifikuara", thuhet në njoftimin e policisë. /Kosovapress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat