Valdete Daka tërhiqet nga gara për Gjykatë Kushtetuese, thotë se kandidimi është i kotë

Kosova

Valdete Daka tërhiqet nga gara për Gjykatë Kushtetuese, thotë se kandidimi është i kotë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 09:30

Gjyqtarja Valdete Daka është tërhequr nga gara për anëtare të Kushtetuese të Kosovës.
Daka ka konfirmuar në emisionin Jeta në Kosovë se është tërhequr shkaku se i duket që është e kotë të vazhdojë më tej.

“Jam tërhequr nga gara për anëtare të Gjykatës Kushtetuese”, tha Daka në emisionin i cili i kushtohej problemeve me çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Ajo thotë që të njëjtën eksperiencë e ka pasur edhe herën e kaluar kur kishte kandiduar dhe nuk kishte mundur ta zgjidhej.

“E kisha një eksperiencë herën e kaluar dhe atëherë më është bërë me dije se është e kotë të kandidoj”, u shpreh ajo.

“Edhe kësaj here duket se është e vendosur kush do të zgjedhet kështu që është e kotë ta vazhdoj garën”, tha Daka.

Pas tërheqjes së Dakës, në garë mbeten tetë kandidatë për një pozitë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Valdete Daka është anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat