Ahmeti: Edhe pas shkëputjes së kontratave, pastrimi i borës më efektiv

Kosova

Ahmeti: Edhe pas shkëputjes së kontratave, pastrimi i borës më efektiv

Më: 6 mars 2015 Në ora: 09:16

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë sot se edhe pas shkëputjes së dy kontratave me kompanitë e pastrimit, heqja e borës ka qenë më efektive.

“Pas borës së fundit, dhe pas shkëputjes së dy kontratave të mëhershme me dy kompani, sot pastrimi i borës ka qenë me efektiv, posaçërisht në trotaret e rrugëve kryesore. Ndërmarrja Publike lokale Hortikultura ka angazhuar fuqi punëtore, makina të vogla dhe mjete motorike për ti pastruar trotaret siç kanë bërë edhe kompanitë e tjera private”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Ahmeti shpreson se vitin tjetër Prishtina do të jetë më e përgatitur.

“Ka edhe shumë hapësirë për tu përmirësuar në këtë fushë dhe vitin tjetër Komuna e Prishtinës do të jetë edhe më e përgatitur. Bashkëpunimi me qytetarët është i domosdoshëm”, shkruan ai./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat