Shumë fshatra nesër pa rrymë

Kosova

Shumë fshatra nesër pa rrymë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 00:59

Nga ora 10:00 deri në orën 13:00 pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Bibaj, Sojevë, Dardani, Mirosalë dhe Zllatar.

Shkyçja bëhet me qëllim të dislokimit të përkohshëm të largpërçuesit ekzistues për nevojat e ndërtimit të autostradës Prishtinë- Hani i Elezit.

Ndërsa prej orës 10:00 deri në orën 16:00

pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bibaj, Fshati i Vjeter (një pjesë), Sojeva, Mirosala, Dardania, Zllatari.

Shkyqja bëhet me qëllim të ndërrimit të shkarkuesve të mbitensionit si dhe montimit të ndarësit ajror në hyrje të kampit Bondsteel.

E nga ora 08:00 deri në orën 11:00 pa energji mbesin Boscë, Strelicë, Kopërnica, Kolloleq, Shipashnica e Ulët dhe Epërme, Vriqec, Kranidell, Repetitori, Sedllar, Hogosht, Bujnovc, Marocë, Lajçiq, Velegllava, Desivojcë, Tërstena, Lisockë, Gjyrishec, Shahiq dhe Konstadincë.

Shkyçja bëhet me qëllim të rikyçjes së seperacionit ne Laqiq, ndërrimi i bazave dhe sigurisë 10 kV në Terstenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat