Ramadani: Komploti gjyqësor i EULEX-it do të vë në pah edhe komplotet e Kushtetueses

Kosova

Ramadani: Komploti gjyqësor i EULEX-it do të vë në pah edhe komplotet e Kushtetueses

Më: 5 mars 2015 Në ora: 23:24

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramdani ka thënë se komploti gjyqësor tronditës në EULEX që është vënë në pah sot do të përcillet me vënien ne pah edhe të komploteve të shumta në Gjykatën Kushtetuese.
Ai përmes një postimi në Facebook ka theksuar se nëse ndikohet EULEX-i kështu pse jo këta vendorët?
Lexoni postimin e plotë:
Kam bindjen se ky komploti gjyqësor tronditës në EULEX, i vënë në pah sot, do të përcillet me vënien në pah të komploteve të shumta dhe tronditëse në Gjykatën Kushtetuese, që do të duhej të ishte e Kosovës.
Nëse ndikohet EULEX-i kështu, pse jo këta vendorët?
Qofsha i gabuar, por kam bindjen se aty do të mund të dalë shumë thellë e keqja, kulmi i së keqes!
Burim R.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat