Gëzim Kelmendi, me antarë, braktis Partinë e Drejtësisë

Kosova

Gëzim Kelmendi, me antarë, braktis Partinë e Drejtësisë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 19:10

Gëzim Kelmendi, deputet i Partisë Drejtësisë, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e partisë.
Kelmendi këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka zbuluar edhe arsyet e dorëheqjes.

Sipas Kelmendit deri te ky vendim ka ardhur shkaku i “tradhtisë dhe mashtrimit të vazhdueshëm të votuesve të PD-së, në veçanti dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi”.

“Lakmia dhe uria për pushtet, shkelja e parimeve për interesa personale dhe për përfitime të ndryshme nga ana e Partisë së Drejtësisë, na bëjnë neve që të largohemi nga Partia e Drejtësisë”, transmeton Telegrafi.

Së bashku me Kelmendin, dorëheqje ka dhënë edhe komplet dega e Pejës, Drenasit dhe ajo e Skënderajt.

Lexojeni të plotë postimin e Kelmendit në Facebook:

“Dorëheqje nga Partia e Drejtësisë,
Të nderuar qytetarë,ju njoftojmë se unë ,
Gëzim Kelmendi- nënkryetar i PD dhe Kryetar i degës së PD në Pejë,
Vehbi Berisha-anëtar i Kryesisë së PD ,
Myhedin Sylqa-anëtar i Kryesisë së PD,
Berat Dajaku-anëtar i Kryesisë së PD dhe Kryetar i degës së PD në Skënderaj,
Nasuf Gashi -Kryetar i degës së PD në Drenas,
dhe komplet degët:
1.Dega e PD në Pejë,
2.Dega e PD në Drenas,
3.Dega e PD në Skënderaj,
japim dorëheqjen ( largohemi) nga të gjitha funksionet në Partinë e Drejtësisë.
Arsyet e dorëheqjes tonë janë të shumta,por nuk janë të panjohura për ju.
Tradhëtia dhe mashtrimi i vazhdueshëm i votuesve të PD në veçanti dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi,lakmia dhe uria për pushtet,shkelja e parimeve për interesa përsonale dhe për përfitime të ndryshme nga ana e Partisë së Drejtësisë,na bëjnë neve që të largohemi nga Partia e Drejtësisë.
Me respekt, Gëzim Kelmendi, Deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës” (sic), ka shkruar Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat